Google ADS

Haradinaj takohet me ministrin çek: Heqja e sanksioneve nga BE për Kosovën, nevojë urgjente

17:12 | 24 Janar 2024
E.K

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka takuar sot Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka falenderuar ministrin çek për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për Kosovën.

“Takova Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, z. Martin Dvořák, me të cilin bisedova për zhvillimet politike në të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni. E falënderova për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë vendit tonë në shtet-ndërtim dhe vazhdon ta japë në proceset në të cilat ndodhemi”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga ministri dhe nga shteti i Çekisë përkrahjen për integrim evropian të Kosovës dhe për anëtarësim në NATO.

“Gjithashtu, kërkova nga z. Dvořák përkrahjen e tij dhe te shtetit çek në aspiratën tonë për integrim evropian e veçmas në synimin tonë për anëtarësimin në NATO. Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend.’, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info

Të ngjashme