Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se arsyeja e thirrjes së këtij takimi është për tu biseduar dy tema si pozita ligjore për të pagjeturit dhe përfaqësimi i të pagjeturve në dialogun Kosovë-Serbi .
“Janë 1467 persona të pagjetur ku serb figurojnë 444. Kjo është një plagë për ne pavarësisht përkatësisë etnike. Disa zona janë më të prekura. Sot në këtë takim ne do di bisedojmë dy tema, pozicionin ligjor të kategorisë së të pagjeturve, dhe përkrahjen për shoqatat e të pagjeturve. Nëse është numri i saktë kam dëgjuar që janë 24. Nesër do ti propozoj qeverisë së vendit një buxhet për secilën shoqatë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se do ti propozon delegacionit shtetëror të bashkëpunoj me ta.
“E gjithë kjo që temat për të pagjeturit të jenë në nivel. Është e rëndësishme se si do të flitet në dialog” ka thënë ai.
Jahja Lluka, koordinator i Qeverisë për të pagjeturit nga ky muaj do të mbajmë çdo javë nga një punëtori.
“Pensioni aktual 160 euro nuk u mbulon nevojat e familjarëve. Familjarëve të të zhdukurave iu është ndaluar pensioni kontribut dhënës. Do të bëjmë përpjekje që shumë shpejt ta sjellim koston dhe do të jetë brenda mundësive familjare ta rrisim këtë pension, sepse nuk ka mjete që mund ta kompensojmë familjarin e të zhdukurit. Po ashtu është një kërkesë që ata që i kanë gjetur personat të mos e marrin pensionin por ne duam të kundërtën të vazhdojnë ta marrin”, ka thënë ai./arbresh.info
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...