Haradinaj takohet me ambasdorin e ri gjerman, i uroi mirëseardhje

13:34 | 30 Shtator 2020
Arbresh.info

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde.

Haradinaj ka thënë se ambasadorit i ka uruar mirëseardhjen dhe i ka shprehur gatishmërinë të punojnë ngushtë për tema me rëndësi për vendin, shkruan Arbresh.info.

“Prita sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde. Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë.
Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ne jemi përgjithmonë falënderues!” ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme