Haradinaj takohet me Ali Ahmetin, dakordohen për zgjidhjen e shumë çështjeve

11:46 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me Ahmetin u dakorduan që të angazhohen për zgjidhjen e shumë çështjeve që presin prej kohësh, përcjell arbresh.info.

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh.  Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garancë e paqes në rajon. RH”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme