Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk kanë zhvilluar takime konsultative lidhur me atë se kush do ta marrë përsipër udhëheqjen e dialogut me Serbinë, ndonëse në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese është precizuar se një e drejtë e tillë i takon Qeverisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në konferencën e fundit që mbajti për medie, i pyetur nëse do të pranojë ta përfaqësojë Kosovën në dialog, Haradinaj ka thënë se nuk mërzitet për një gjë të tillë.
Porse nga zyra e tij kanë njoftuar për “Zërin” se kryeministri është i hapur për çdo koordinim paraprak me institucionet e vendit për çështjen e dialogut, edhe pse deri më tani nuk ka arritur koordinim me presidentin Thaçi lidhur me këtë çështje.
Megjithëse në aktgjykimin e Kushtetueses roli i presidentit Thaçi është konstatuar të jetë këshillues, ai po vazhdon ta mbajë rolin e kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë.
Madje as nga zyra e tij nuk kanë pranuar të shprehen nëse presidenti do ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe t’ia dorëzojë timonin e dialogut kryeministrit Haradinaj.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...