Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për planet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta formojë Ushtrinë me ndryshime kushtetuese, pasi kjo edhe e drejton nga Aleanca Veri-Atlantike.
“Kosova duhet të vendos a duhet ta bëjë ushtrinë me ligj, e që mund ta ketë sot, apo donme ndryshime të neneve kushtetuese, e për këtë ka nevojë për partnerët e jashtëm, njëkohësisht për gjithë ne në Kosovë”, ka thënë Haradinaj për lajmi.net.
“Nëse mandatin kushtetues ia japim me nene kushtetuese dhe me përkrahjen e NATO-s atëherë e kemi avancuar vetën deri të anëtarësimi në NATO”, ka theksuar ai.
“Kjo është ajo lakmia ta quaj ashtu, po lakmojmë NATO-n, e jo të jetë vetëm një vendim i brendshëm që me i tregu vetës dhe popullit që jemi të zot me marrë vendime, se këtë mundemi ta marrim sot edhe pshtojmë prej kritikave të opozitës dhe gjithkujt”, është shprehur kryeministri.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...