Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se synimi i vazhdueshëm i Kosovës është anëtarësimi në Aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes në Glob-NATO.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se NATO vazhdon të jetë gardian i paqës në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“NATO, si garant i sigurisë e i paqes, sot shënon 75 vjetorin e saj. Në jubileun e 50-të, NATO në operacionin e saj më të madh ushtarak, ishte vënë në shërbim të mbrojtjes së popullit të Kosovës, ndërsa sot në 75 vjetorin e saj, vazhdon të jetë gardian i paqes në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova është e bekuar, e populli i saj përjetë mirënjohës NATO-s, të udhëhequr nga SHBA.
“Kosova është e bekuar e populli i saj përjetë mirënjohës – NATO-s, të udhëhequr nga SHBA, për rolin jetik që pati në lirinë e Kosovës, e sot në ruajtjen e paqes, aq të brishtë, në këtë pjesë të Ballkanit. Synimi yni i vazhdueshëm është, anëtarësimi në Aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes në Glob-NATO. Urimet më të mira për të gjithë pjesëtarët e kësaj Aleance, kudo ku janë nëpër Botë!”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë