Haradinaj: Sveçla ka qenë në gjumë kur ka ndodhur sulmi në Banjskë

22:01 | 8 Tetor 2024
Q L

Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka qenë në gjumë kur ka ndodhur ky sulm terrorist, ku kishte mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Pyeteni në sa është zgjuar në atë ditë që ka ndodhur sulmi? Pashë zotin pyeteni. Pyeteni në sa është kyçur ministrin Sveçla në këtë temë, ose Albini?. Shumë vonë se plot të tjerë, shumë ma vonë se unë në këtë rast”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme