Google ADS

Haradinaj-Stublla vizitë zyrtare në Turqi, takohet me ministrin Çavushoglu

08:07 | 28 Dhjetor 2020
M. A.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka nisur sot vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

Në nisje të kësaj vizite, shefja e diplomacisë kosovare do të qëndrojë në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk-ut – Anıtkabir, ku do të bëjë vendosjen e kurorës dhe një shënim protokollar në Librin e kujtimeve.

Pas kësaj, delegacioni i Kosovës do të niset për në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ku shefja e diplomacisë kosovare do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun e saj, z.Mevlüt Çavuşoğlu, duke vazhduar më pas me takimin bilateral të të dyja delegacioneve.

Në këtë takim pritet të diskutohet për zhvillimet me interes të veçantë për të dyja shtetet, përfshirë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për situatën e vështirë pandemike, me theks të veçantë bashkëpunimin për sigurimin e vaksinës anti-covid.

Ministrja Haradinaj-Stubllla dhe ministri Çavuşoğlu do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi.Vizita e Ministres Haradinaj-Stublla në Ankara, me ftesë të homologut të saj, ri-konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe synon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme