Haradinaj-Stublla uron popullin e Republikës Domenikane për Ditën e Pavarësisë

13:50 | 27 Shkurt 2021
A. B.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Republikës Domenikane, me rastin e festimit të 27 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.

Shefja e diplomacisë kosovare, uroi popullin mik të Republikës Domenikane për shëndet, mirëqënie dhe prosperitet, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Republikës Domenikane ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës gëzon marrëdhënie të mira me Republikën Domenikane dhe ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej lidhjen e bashkëpunimin midis vendeve e popujve tanë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Republika Domenikane e ka njohur pavarësinë e Kosovës në 10 Korrik 2009.

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Republikës Domenikane për Ditën e Pavarësisë.

Ministrja e Punëve të…

Posted by Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo on Saturday, 27 February 2021

Të ngjashme