Google ADS

Haradinaj-Stublla uron Biden: Amerika është aleati më i rëndësishëm i yni

21:17 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Haradinaj-Stublla ka thënë se marrëdhënia e veçantë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në themelet e saj ka vlerat e përbashkëta të paqes, lirisë dhe demokracisë, transmeton Telegrafi.

“Amerika është aleati më i rëndësishëm i yni, që qëndroi me ne në përpjekjet tona kundër gjenocidit dhe shtypjes, duke arritur çlirimin dhe pavarësinë së bashku. Urime Presidentit të 46-të Amerikan z.Joseph Biden, dhe zëvendës-Presidentes historike znj.Kamala Harris”, ka thënë ajo.

Haradinaj-Stublla ka thënë se “mirëpret vazhdimin e ndërtimit e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë të ngushtë prej çështjeve të politikës së jashtme në ato të paqes dhe mbrojtjes”.

Zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, e kanë përshëndetur edhe udhëheqësit tjerë shtetëror në Kosovë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme