Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se tre nga policët që u konfrontuan me terroristët të cilët e kryen sulmin në Vjenë, janë shqiptarë nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë në Vjenë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Siç njoftuan mediat kosovare pasdite, shefja e diplomacisë kosovare këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Hajko Mas në Berlin, ku po qëndron në një vizitë zyrtare që dje.
“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, deklaroi Haradinaj-Stublla.
Policia austriake publikoi sot se terroristi i vrarë është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...