Google ADS

Haradinaj-Stublla takon Osmanin: Moment historik kur tri shtete të rajonit përfaqësohen nga tre ministra shqiptarë

19:42 | 23 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një takim me homologun e saj Bujar Osmanin.

Ajo e ka vlerësuar si moment historik faktin që tri shtete të rajonit përfaqësohen nga tre Ministra të Jashtëm shqiptarë.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut pata kënaqësinë të takohesha me Ministrin e Jashtëm, njëherësh edhe bashkëkombësin, Bujar Osmani. Është një moment historik ky, kur tri shtete të rajonit përfaqësohen nga tre Ministra të Jashtëm shqiptarë”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë dhe homologu i saj kanë biseduar për interesat e përbashkëta të dy vendeve si dhe avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se me homologun Osmani janë dakorduar të thellojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Me Osmanin biseduam për koordinimin e politikave tona për çështjet e interesit të përbashkët, si integrimi Euro-Atlantik, dhe avancimi i paqes dhe stabilitetit në rajon. U dakorduam me homologun Osmani se ky është një moment i pritur më shumë se 12 vite, të cilin duhet ta shfrytëzojmë për përparimin e vendeve tona, përmes lartësimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të afërt”.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/173335937745807

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme