Haradinaj Stublla: Serbia sërish ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit

20:21 | 29 Shtator 2020
A. B.

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për falënderimin që ky i fundit ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj Stublla në një postim në Twitter të martën, ka thënë se Daçiq me këtë veprim ka shkelur marrëveshjen e arritur në Washington më 4 shtator.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresioni diplomatik. Sot ai e falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd që nuk e ka njohur Kosovën dhe për respektim të të ashtuquajturit “integritet territorial i Serbisë”. Dhe pika e 15-të e Marrëveshjes në Washington e ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump është shkelur sërish nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj Stublla në Twitter.

Të ngjashme