Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas ekspozimit të grafiteve luftënxitëse “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, një ditë para protestës së thirrur për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Sipas saj, është e dukshme kush qëndron pas këtyre grafiteve, shkruan Arbresh.info.
“E dukshme kush qëndron pas këtyre grafiteve fashiste që u shfaqën sot në katër komunat veriore të Kosovës: ‘Kur ushtria (serbe) të kthehet në Kosovë; Brigada e Veriut jeton’ – vetëm një ditë para ‘protestës’ së paralajmëruar”, shkroi ish-kryediplomatja kosovare në “X”.
Më tej, ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah aleatëve të NATO-s.
“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah aleatëve të NATO-s për të mos lejuar bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia të shkatërrojnë paqen e fituar me vështirësi dhe të nxisin përplasje artificiale etnike”, shtoi ndër të tjera Haradinaj – Stublla./Arbresh.info/
Too obvious to see who’s behind these fascist graphites that appeared today in Kosovo’s four northern municipalities: “When the (Serbian) Army returns to Kosovo; Northern Brigade lives on” – just one day before the announced ‘protest.’ #Kosovo will continue to stand alongside… pic.twitter.com/iC1RjFb1Qe
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) February 11, 2024
Berisha pa të ardhme tek Hoffenheimi, pritet të largohet nga...
La shtëpinë por mori mijëra ndjekës në Instagram, Gjesti vaz...
Pas dy klubeve italiane edhe Dortmundi interesohet për huazi...
Ahmeti, BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojn...
Shkon në 126 numri i viktimave nga tërmeti në Tibet
Liria ndahet me tre futbollistë, njëri ndër ta gardiani Ymer...