Google ADS

Haradinaj-Stublla flet me kryediplomatin e Omanit, dakordohen për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

13:12 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një video konferencë me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, ku u diskutua nevoja e thellimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Omanit.

“U dakorduam me Z. AlBusaidi se dialogu dypalësh është i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve midis shteteve, në përfaqësimin e interesave të popujve tanë, duke shënuar se Marrëveshja e normalizimit ekonomik midis Kosovës e Serbisë është një hap përpara për garantimin e paqes dhe stabilitetit për rajonin tonë e shtetet përkatëse”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme