Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla e ka takuar sot ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly.
Kryediplomatja kosovare ka thënë se e ka njoftuar amasadorin e ri zviceran për zhvillimet politike në vend, si dhe për Marrëveshjen e Ëashingtonit.
“E prezantova Z. Ambasador Kolly me zhvillimet politike dhe e informova mbi Marrëveshjen e Uashingtonit e zotimet e Kosovës për paqe e stabilitet në rajon, të cilat hapin rrugën për njohjen e ndërsjelltë në kufijtë ekzistues midis Kosovës e Serbisë. E falenderova Ambasadorin për mbështetjen e zëshme të Zvicrës per integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”.
Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Kolly janë dakorduar për rëndësinë e dialogut konstruktiv për ndërtimin dhe zhvillimin e rajonit.
“Falenderova Ambasadorin për ndihmën e madhe të Zvicrës si shtet i veçantë mik, në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, në mbështetje të integrimit tonë Evropian e ndërkombëtar”.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...