Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Zv. kryeministren për Reformë Juridike dhe njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva.
Sipas komunikatës, kryediplomatja Haradinaj Stublla ka falënderuar Zaharievan për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në zonën Schengen.
Haradinaj – Stublla ka shtuar se “zvarritja e këtij procesi, tashmë ka kaluar çdo limit dhe është kthyer në padrejtësi”.
Temë diskutimi në bashkëbisedim me Zaharieva, ka qenë edhe dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilin proces ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se marrëveshja ndërmjet dy shteteve nuk mund të sjellë rezultate pa lidershipin amerikan.
“Shpreha bindjen që dialogu për marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultatet e pritshme pa lidershipin amerikan dhe se respektimi i integritetit territorial të Kosovës është parim i panegociueshëm”, është shprehur Haradinaj-Stublla. /expres/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...