Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi kanë zhvilluar një takim miqësor me të deleguarin presidencial për dialog, Richard Grenell.
Haradinaj-Stublla thotë se e falënderuan Grenell për angazhimin e tij për ta mbajtur lartë Kosovën në agjendën amerikane.
”E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajtë lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit”.
”Tani me të drejtë – Kosova do të kërkojë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian, specifikisht për njohjet nga pesëshja e BE-së. Do të punojmë fort ditëve në vijim për të forcuar më tutje këtë drejtim të ri të shtetit tonë”.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...