Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të premten bisedoi edhe me homologun e saj portugez, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva.
Saktësisht 12 vjet më parë, pikërisht me 7 Tetor 2008, Republika e Portugalisë njohu Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
“Në një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, dhe gadishmërinë e thellimit të mëtejmë të tyre në funksion të rrugës sonë eurointegruese”, deklaroi kryediplomatja Haradinaj – Stublla.
Hapja e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, është dëshmia më e mirë e shprehjes së interesit për thellimin e lidhjeve midis Kosovës dhe Portugalisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla, e cila sot paradite ka pritur në takim edhe homologun tjetër të saj, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias./arbresh.info
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...