Google ADS

Haradinaj: S’po di kujt me ju përgjigj të parit, Beogradit a Dardan Molliqajt

20:55 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Daut Haradinaj nuk ka dashur që t’i komentojë akuzat e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj se AAK është bërë satelit i PDK-së.
Haradinaj i kontaktuar nga Gazeta Monitor ka ironizuar duke thënë se nuk e di akuzave të kujt t’i përgjigjet së pari.

“S’po di valla kujt me ju përgjigj te parit, sot jemi duke u përballur me Beogradin zyrtar, megjithatë mbetemi te vendosur që Kosova të jetë shtet serioz”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme