Haradinaj sot udhëton për në Hagë

07:35 | 23 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë. Atje Haradinaj do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj të hënën në emisionin Pressing në T7.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj të hënën.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënën në Pressing

Kryeministri në këtë intervistë ka folur edhe për ditën kur i kishte ardhur ftesa për të shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë si i dyshuar.

“Disa ditë më përpara ka fillu komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj.

“Por konfirmimi i protokollit për shkuarje për intervistim në Hagë është bërë të premten, ditën e dorëheqjes”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme