Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.
Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi konfirmoi për këtë mbledhje e cila do të mbahet në orën 11:00 por që nuk dha shumë detaje në lidhje me diskutimet që pritet të bëhen.
Ai vetëm tha se tash pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj do të fillojë negociatat me subjektet politike për formimin e Qeverisë.
Isufi nuk ka dashur që të tregojë nëse kryetari i tij i ka numrat duke thënë se për këtë të gjithë do të informohen me kohë.
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...
I mituri hedh mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it në Mitro...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Një grua raporton në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj...
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës