Google ADS

Haradinaj: Sot është ditë e madhe në fushën energjetike dhe pavarësimin e plotë nga Serbia

22:04 | 20 Prill 2020
V. S.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrëveshjen e re të kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës, përmes së cilës i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.

Ai në një postim në facebook shkruan se për dy vjet si kryeministër i vendit ka punuar ngushtë dhe ka realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë.

Postimi i plotë:

Sot është ditë e madhe në fushën energjetike dhe pavarësimin e plotë nga Serbia!

Për dy vite, si Kryeministër i vendit kemi punuar ngushtë dhe kemi realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë.

Kosova ia doli!

Me zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.

Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve tona, bashkëpunetorët e mi në Kabinet, posaçërisht Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane per Zhvillim-KfW, USAID dhe gjithë akterët e tjerë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që sot u shndërrua në storie të suksesit!

Ju faleminderit!

Urime Kosovë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme