Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.
Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri komentet gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve, raporton Ekonomia Online.
“I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se nuk ka qëllim për të hyrë në debate, por duhet ta kuptojnë që Kosova nuk ka nevojë për fjalë të mëdha dhe se e rëndësishmja është që secili t’i kryejë punët të cilat i takojnë./EO/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...