Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Policinë e Kosovës bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Haradinaj, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni tha se çështja kryesore për të cilën u diskutua gjatë takimit ishte droga tek fëmijët, shkruan arbresh.info.
Ai tha se është e patolerueshme që fëmijët të kenë qasje në narkotikë dhe se për këtë u darkoduan të gjithë.
“Zhvilluam një bisedë pune me drejtorin e përgjithshëm. Me mua ishte edhe ministri Flamur Sefaj, diskutuam edhe për disa detyra më urgjente që kemi. E kisha vequar një, që është droga apo narkotikët tek fëmijët. Qasja e moshës minore ndaj drogës është e patolerueshëm, janë edhe vjedhjet por besoj që është një dakordim i të gjithëve që s’ka me mujt askush në Kosovë t’i ofroj fëmijëve droga, s’ka me mujt askush të fusë duart në shkollat tona e të rrezikojnë fëmijët tanë. Për këtë besoj që kemi dakordim të gjithë ne”, u shpreh Haradinaj pas takimit gati dy orësh me Maxhunin./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1548475031884250/
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...