Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është duke punuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, por për përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë.
Ai ka thënë se po të ishte angazhuar për rrëzimin e Kurtit, ndoshta edhe do të bëhej një gjë e tillë.
“Besoni unë s’jam duke punuar që ta rrëzoj Kurtin. Nëse do të kisha punuar edhe e kishim rrëzuar tani. Jam duke i dhanë përparësi të madhe përmbylljes së një agjende të aleatëve tanë të sigurisë. Njëherë për njëherë është mirë për të kryer marrëveshjen”, ka thënë ai, në T7.
Sipas tij, nuk është e udhës të rrëzohet Qeveria Kurti pasi përmbyllja e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi ka arritur në agjendën e presidentit Joe Biden.
“Nëse është e vërtetë që agjenda e portofolios kanë mbërri të presidenti Biden, nuk është në rregull që sot për ta rrëzuar Kurtin”, ka thënë Haradinaj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...