Sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, vendi sivjet do të bëhet me Ushtri dhe se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza.
Në Interaktiv të KTV-së, Haradinaj ka thënë se procesi i dhënies së mandatit të Ushtrisë së Kosovës është në fazën finale dhe ajo do të bëhet së shpejti, qoftë me ndryshime kushtetuese ose me ligj.
“Një proces i dhënies së mandatit të Ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese e ka mbërri finalen e vet. Kosova mundet të dërgojë në parlament ndryshimet kushtetuese, por s’e ka votën dhe mundet ta dërgojë si ligj. Tash është çështje e zgjidhjes cilën rrugë dëshiron ta ndjekë Kosova. Është mirë t’ia shpjegojmë partnerëve dhe këtë po e bëjmë. Këtë vit do të mandatohet Ushtria e Kosovës. Është e pashmangshme. Partnerët i kanë ato rezervat për procesin, por ka një kuptueshmëri. Nuk është e përmbyllur andaj e kemi vonuar në respekt të tyre. Edhe ne e meritojmë respektin si Kosovë. I kemi pritur dhe tash është koha të veprojmë. Do të veprojmë në harmoni me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Haradinaj ka thënë se Evropa ka një mirëkuptim për kosovarët sepse janë vendi i vetëm në rajon që s’mund të udhëtojnë lirshëm.
“Kemi disa etapa për liberalizim. Vlerësimi që vjen tash nga Komisioni Evropian është tejet i rëndësishëm. Kalon edhe në Parlamentin e BE-së e këshillin e ministrave që japin vlerësimin e vet, bazuar në pikëpamjet nacionale. Kemi informata se ka një mirëkuptim edhe pse jemi të vetmit në rajon pa viza edhe pse kemi treguar kujdes, disiplinë në marrëveshjet e ndërsjella dhe demarkacioni ka qenë kthesë e madhe dhe e ka bërë të veten. Parashihet brenda këtij viti, por i ka tri etapa”, ka shtuar ai./Koha.net/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë