Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj tha se situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar.
Ai tha se ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës janë pjesë e skenarit në Beograd.
“Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar!
Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Tutje ai tha se në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar.
“Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...