Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer në partinë e Ramush Haradinajt, pasi pati një kalim në Vetëvendosje. Nga kjo Qeveria siguron edhe një votë për Demarkacionin sepse Kadaj-Bujupi tashmë do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK’së.
Kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi përmes një postimi në Facebook se Donika Kadaj Bujupi do të jetë sërish pjesë e partisë së tij, AAK’së.
Kështu, koalicioni qeverisës e siguron edhe një votë tjetër për Demarkacion, që i bie të jetë e 79’ta e që i afrohet më shumë se kurrë ratifikimit të demarkacionit.
Deputetja Kadaj-Bujupi befasoi të gjithë me kalimin e saj në AAK, pas deklaratave të saj menjëherë pasi kishte lënë partinë e Haradinajt. Ajo me t’u bërë pjesë e Vetëvendosjes s’kishte rreshtur së akuzuar ish-shefin e saj për të cilin derdhte lot kur Haradinaj gjykohej nga Haga.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...