Google ADS

Haradinaj: Si Kosovë nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira

14:44 | 29 Nëntor 2019
L G

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk do të kursej asgjë, në mënyrë që vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira dhe me shumë dhimbje.

Haradinaj, përmes postimi në Facebook, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti, për të parë nga afër situatën dhe për tu dhënë përkrahje për përballimin e gjendjes.

“Si Kosovë, nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira me shumë dhimbje për ta, por edhe për ne. Duke bashkëndjerë me çdo emocion këtë tragjedi që mori shumë jetë njerëzish, sot, bashkë më një pjesë të kabinetit qeveritar, i pritur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitova Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe për t’u dhënë përkrahje të mëtejme, të pandalshme, të gjithë të angazhuarve në përballimin e gjendjes”, ka shkruar Haradinaj.

“Ne bashkëndjejmë me familjet, bashkëndjejmë për viktimat dhe me të gjitha ato vështirësi që i ka Shqipëria, e bashkëkombësit tanë.Do të vazhdojmë me qenë bashkë”, ka përfunduar ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme