Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta hetojnë sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë dëshmon vendosmërinë e NATO-s, se terrorizmi nuk kalon, shkruan Arbresh.info.
“Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë. Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj.
“Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve tërroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikën përgjegjësisë”, shtoi i pari i AAK-së.
“Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, tha ai.
Ndryshe, janë bërë një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari tjetër policor Alban Rashiti.
Kujtojmë se dje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha tha se në bazë të hetimeve, vërtetohet se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se përgatitjet për sulmin e 24 shtatorit u bën katër ditë më parë.
Ndërsa sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit ishte pjesë e një plani të madh për aneksimin e veriut të vendit./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti: Sulmi terrorist në veri kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...