Google ADS

Haradinaj: Shqetësuese tendenca e disa eksponentëve të pushtetit për t’i kontolluar mediat

11:32 | 3 Maj 2023
K.B

Sot në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.

Më këtë rast Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se mbrojtja e gazetarëve është njëri nga parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë”, tha Haradinaj.

Ai tha se mbeten shqetësuese sulmet që i bëhen gazetarëve dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre.

“Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, por edhe si çdo ditë tjetër reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias. Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme