Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Franca nuk duhet të bie pre e provokimeve të Beogradit lidhur me flet-arrestet. Megjithatë, deputeti i AAK-së besonë se autoritetet franceze do e kryejnë punën e saj dhe Ramush Haradinaj të kthehet në shtëpi shumë shpejt.
“Serbia nuk ka rrugë tjetër me bo diçka ma shume. Ka përdorë të gjitha armët, ndërsa mundësia e vetme eshte të marrë kohen maksimale, pra po mundohen me marr kohë e me qit si triumf”, ka thënë ai gjatë emisionit “Click” të RTV 21.
Përndryshe, sipas tij, drejtësia franceze nuk mundet me mohu drejtësinë e Hagës kur është pjese e NATO-s. Deputeti Haradinaj thotë se në Hagë ishin edhe përfaqësuesit francez edhe në rastin e liderit të AAK-së.
“Për ne është e dhimbshme që po e marrin kohën, por ne prapë mundohemi të i ruajmë raportet e mira me Francën. Megjithatë, jemi te zhgënjyer sepse po bien preh e Beogradit. Shpresoj qe nuk ka dorë dikush nga Prishtina zyrtare sepse ka pas zëra që disa individ te caktume si target i tyre por shpresoj se kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League