Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter, Baki Ejupi.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se Ejupi do të kujtohet gjithmonë si ushtar shembullor, shkruan arbresh.info.
Ai gjithashtu u ka shprehu ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të Ejupit.
“I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter, Baki Ejupi ka ndërruar jetë sot në vendin e punës pas një ataku kardiak.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet gjithashtu se Ejupi ka qenë pjesë edhe e UÇK-së.
“Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës. Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së. Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë”, thuhet më tej./arbresh.info/
Lexo edhe: Nënoficeri i FSK-së, Baki Ejupi që ndërroi jetë sot ishte edhe pjesëtar i UÇK-së
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor