Google ADS

Haradinaj shpreh ngushëllime për akademikun Tahir Emra

15:58 | 9 Tetor 2024
R J

Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut të nderuar, Tahir Emrës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe arsimit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën e vendit.

“Si docenti dhe prodekani i parë shqiptar i Akademisë së Arteve, ai hapi rrugën për shumë brezni artistësh, duke frymëzuar dhe edukuar talente të reja. Gjithashtu, shpreha ngushëllimet tona për familjen e z. Ymer Aga”.

“Familja Agaj nga Rashkoci ka qenë gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri dhe bashkim kombëtar, duke mishëruar vlerat më të larta të atdhedashurisë. Ndajmë dhembjen dhe qëndrojmë pranë familjarëve në këto momente të vështira për ta”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme