Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka shkruar për ngushëllime tek familja e Liridona Ademajt, që u vra të mërkurën në Prishtinë.
Sipas, Haradinaj lehtësimi i dhimbjes për këtë rast të rëndë për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.
Tutje, ai ka thënë se forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky.
“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë. Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë. Forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërine tonë”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...