Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq.
Haradinaj në një postim në facebook ka shkruar se gjuha e përdorur nga Todosijeviq është e pa tolerueshme, shkruan arbresh.info.
“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i Qeverisë së Kosvës ka thënë gjithashtu se në institucionin që ai e drejton nuk a vend për persona që bëjnë fyerje etnike, racore apo fetare.
“Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka përfunduar Haradinaj.
Ndryshe ky vendim i Haradinajt erdhi pasi tashmë ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka thënë se në Reçak nuk ka pasur masakër ndërsa luftërat e Kosovës i ka quajtur terrorist.
“Shkak për agresionin në vendin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi, Reçaku i trilluar, dhe ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi për të cilat deri në ditën e sotme askush nuk është përgjigjur. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, vranë serbë të mirë shtëpiakë dhe policë në vendet e tyre të punës. Prirjen e tyre përgjak e vazhduan edhe gjatë agresionit dhe pas të ashtuquajturit misionit paqësor në Kosovë e Metohi”, ka thënë Todosijeviq gjatë një tubimi në Zveçan për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, deklaratë të cilën e ka transmetuar Zëri i Amerikës, edicioni në gjuhën serbe.
E ditë më parë Haradinaj për arsye të njëjte ka shkarkuar edhe zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq.
Ajo kishte deklaruar se shteti serb luftoi kundër terrorizmit shqiptar n kundër të kufijve të saj./Arbresh.info/
Lexo edhe: Ministri serb i Kosovës i quan shqiptarët terroristë dhe masakrën e Reçakut trillim
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana