Pas reagimit të kryeministrit Albin Kurti për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në ministrinë e Tregtisë, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pasi Kurti tha se ka besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari, Haradinaj tha se Kurti po lufton sistemin e drejtësisë të vendit të vet, si dhe ka bërë thirrje publike qytetarëve që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti, çka tha se tashmë është shndërruar në “detyrë kombëtare”.
“Ç‘është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato ia zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”! Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni za, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Arbresh.info
Ndryshe Kurti tha se qeveria e tij është e përgjegjshme dhe e drejtë, dhe se rezervat shtetërore i kanë gjetur me 300 mijë euro dhe i kanë bërë 25 milionë euro për dy vite.
“Qeveria jonë është e përgjegjshme dhe e drejtë. Kemi sjellë progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës. Rezervat shtetërore i kemi gjetur 300 mijë euro e i kemi bërë 25 milionë euro për dy vite. 97% të vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5% të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore”, ka shkruar Kurti.
Kurti u shpreh se ka besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj.
“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, u shpreh tutje Kurti./Arbresh.info/
lexo edhe:
Arrestimet në MINT, Kurti: Unë kam besim në Rozeta Hajdarin- qeverisja jonë është e ndërgjegjshme
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend