Google ADS

Haradinaj: Serbia të zbatojë ujdinë për energjinë, mund të ngecin marrëveshjet tjera

10:36 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se mos zbatimi i marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po shkakton pasoja të mëdha në zhvillimin e energjisë në vend.

Sipas kreut të ekzekutivit kjo çështje duhet që të zgjidhet sa më shpejt, ngase moszbatimi i saj mund të shkaktojë ngecje në zbatimin e marrëveshjeve të tjera, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri në forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) në bashkëpunim me USAID-in.

“Ajo çka na shqetëson është rregullimi u marrëdhënieve në tregun e energjisë, një marrëdhënie e pa konfirmuar mes KOST dhe energjisë së Serbisë e cila po shkakton pasoja të mëdha në zhvillimin e energjisë në Kosovë”.

“Kjo tema e energjisë në mes Kosovës dhe Serbisë është emergjente të zgjidhet dhe nëse kjo nuk zgjidhet do të kalojmë në vakum te marrëveshjet e tjera”.

Sipas tij,ndërtimi i termocentralit Kosova e Re është nismë e zhvillimit të energjisë.

“Mendoj se sot 3 muaj i kemi dhënë një vule zhvillimit të energjisë kur e kemi nënshkruar marrëveshjen për termocentralin Kosova e Re. Teknologjia e re mundëson edhe përmirësimin e ambientit”.

Në këtë forum janë prezantuar sfidat dhe mundësitë në funksion të zbatimit të Strategjisë së Energjisë  2017-2026./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme