Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reagaur pas “kërcënimeve” të miistrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, I cili tha se Mali i Zi dhe Mqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë duke e njohur pavarëinë e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo gjuhë I takon të kaluarës dhe kjo gjuhë, siç tha ai, shkaktoi tragjedi, plagët e të cilave ende I vujanë popujt e Ballkanit, përcjell Arbresh.info.
“Serbia po flet me gjuhën e të fuqishmit dhe po kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën, dhe po paralajmëron edhe vendet e tjera që do ta njohin Kosovën. Kjo gjuhë i takon të kaluarës dhe kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit.”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje ai tha se Serbia duhet ta ndalë kërcënimet dhe të mos harrojë se ka marrëveshje me Koosvën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika.
“Vendet e lira, në vendimet e tyre të bazuara në interesin e tyre nacional, e kanë njohur Kosovën. Serbia duhet ta ndal gjuhën e të fuqishmit, të ndal kërcënimet dhe mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika, dhe t’i kthehet gjuhës së arsyes.”, tha ai.
Ndër të tjera, kreu opozitar tha se Kosova nuk do të ndalet nga rruga e vet drejt integrimeve euroatlantike.
Ndërsa shtoi se “Do të ishte e mençur për Serbinë, që të lëviz nga “status quo” në të cilën gjendet.”/Arbresh.info.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç