Google ADS

Haradinaj: Serbia po vazhdon me ndërhy në punët tona

18:57 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në 17-vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se Kosova nuk është përfunduar si projekt i shqiptarëve, pasi kanë mbetur shumë punë pa u bërë dhe vlerësoi se shumë gjëra të arritura janë vënë në rrezik.

“Kosova është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia po vazhdon me ndërhy në punët tona, arsimi i politizuar, shëndetësia në gjendje të rënd. A kanë adresë këto, po kanë. Është PDK, e udhëhequr nga Thaçi e tani Veseli, LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa. A do ta vazhdojmë këtë? Jo, duhet ta ndalim këtë gjendje. E kjo ndodh kur vjen dita e votës, të nesërmen është vonë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-s u bëri thirrje kolegëve të opozitës, që t’i ndalin këta njerëz të pushtetit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme