Kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në takim më simpatizantët e AAK-së në Pejës ka prezantuar planin e tij për qeverisje.
Haradinaj ka kritikuar politikën e deritanishme të Kosovës, pasi sipas tij nuk ka marr vendime në të mirë të gjithë vendit por vetëm për interesa të tyre
I nominuari për kryeministër ka thënë, se deri sot pushteti është fshehur nga qytetarët dhe është shfaqur vetëm atëherë kur janë prekur interesat e tyre, ndërsa premton se kjo politikë do të ndryshojë.
Haradinaj ka thënë, se politikanëve duhet më ju ardh marre pasi ende mendojnë se jemi krahinë.
“Politikanëve të këtij vendi duhet më ju ardh marre se nuk e kanë bindë vetën që jemi Republikë, jemi shtet i pavarur, nuk jemi krahinë e dikujt. Prishtina vendos nuk merr vendime dikush tjetre për të”, ka thënë ai.
Më pas, Haradinaj u ka thënë pejanëve se në Kosovë kurrë Serbia nuk do të vendosë, më të ardhur ai në qeverisjeje.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...