Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe deputeti i Vetëvendosjes Sali Zyba kanë replikuar sot me njëri-tjetrin gjatë interpelancës së Haradinaj për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë qeveritarë.
Zyba ka kritikuar këtë vendim duke pyetur Haradinajn se çfarë këshilltari ka qenë ai që ka propozu këtë rritje prej 100 për qind për zyrtarët qeveritarë ndërkohë që rritjet për shtresat tjera të të punësuave nuk bëhen fare ose bëhen shumë pak.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Haradinaj i cili i ka thënë Zybajt se disa deputetë gjatë gjithë mandatit të tyre flasin dy herë, duke aluduar në Zybën.
Haradinaj i tha deputetit Zyba se ai me rrogën e tij prej deputeti po e dëmton popullin e Kosovës e nuk po i ndihmon aspak.
“Jonë do deputet që flasin dy herë gjatë mandatit të tyre, nuk është që si kanë ditë temat. Sali zyba ma shumë je ka e harxhon ti popullin me rrogë tanen të deputetit se sdi çka je kah i nimon. Ma shumë je tu e harxhu ti buxhetin e Kosovës me rrogën tande se sdi cka nimon. Shpresoj që e arsyeton rrogën tëndë që e merr, nëse ki tepër qoja pak rasteve sociale nuk është marre”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
Deputeti Sali Zyba
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...