Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pensionet janë aq të ulëta sa rritja e tyre prej 20% nuk përbën asnjë ndryshim.
Haradinaj ka thënë se lajmi që ka nisur pagesa e pensioneve me rritje është përpjekje e radhës për manipulim.
“Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%.
“Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Kosova U21 e mbyll fazën kualifikuese për Euro 2025 me humbj...
Trepça nesër luan sfidën e dytë në Fiba Europe Cup
Kalabria po bëhet me park, Zogaj njofton nisjen e punimeve
Vritet një grua dhe plagosen 16 persona nga një sulm raketor...
Negociatat me BE-në, Bislimi: Kosova i gëzohet kësaj arritje...
Kurti: I gëzohemi fort arritjes së Shqipërisë për hapjen e n...