Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për gjendjen e sigurisë në vend.
“Kam kërkuar rritjen e gatishmërisë prej institucioneve të sigurisë në gjithë vendin në mënyrë që të sigurojmë qetësinë në gjithë vendin për liderët që vijnë. Me këtë nënkuptojmë që gjendja në rend dhe ligj të jetë stabile në rast të çfarëdo prishje të rendit”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
AI ka folur edhe për informatat për autonomi të veriut.
“Retorika për territore që ndodh në Kosovë është kundër reagim i një retorike që vijë nga Beogradi, kinse për të drejta të serbëve në Kosovë. Kjo retorikë nuk e ka pqë qëllim prishjen e rendit dhe askush nuk duhet të ndihet i rrezikuar as serbët. Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova është brenda obligimeve të saj që nënkupton se nesër me 4 gusht është afati kur dorëzohet transkripti i grupit punues për draft statutin. Pra nesër grupet punues mund ta dorëzojnë transkriptin për draftstatutin, dhe procedura parasheh që kjo të bëhet para palëve, BE, shefit të negociatave. Ne qëndrojmë përpara obligimeve, qofshin me dialog por as nga Kushtetuta dhe ligjet. Ne japim kontributin tonë por duhet siguruar të qëndrojmë brenda ligjeve dhe Kushtetutës”, ka thënë ai duke shtuar se askush nuk e ka të drejtën të marr veprime të njëanshme..
“Kushdo që hynë brenda territorit të Kosovës me qëllim të prishjes së rendit do ta merr reagimin e institucioneve të vendit. Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është kërcënim por jemi në gjendje gatishmërie të veprojmë nëse ka prishje të rendit”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...