Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pensioneve pak para zgjedhjeve e shpërfaq fytyrën e vërtetë të mashtruesëve.
Haradinaj ka thënë se kjo rritje shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës.
“Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim.
Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se kjo përveç që është mashtuese, kjo rritje është gjysmake.
“Përveç që është mashtuese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale”, është shprehur Haradinaj.
Ai është zotuar se në qeverinë e ardhshme e drejtuar nga ai, skemat pensionale do të rriten 50%.
“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez