Haradinaj: Roli i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi shumë i rëndësishëm

20:24 | 23 Shtator 2022
E.H

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Këtë deklaratë, ai e ka dhënë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Gjilanit.

“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë. Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të plotësojë sa më parë kërkesat e sindikatave dhe ta sjellë për miratim Ligjin e Pagave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme