Haradinaj: Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare

09:55 | 3 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar për Ditën e Bashkimit Gjerman.

Ish-kryeministri i vendit, ka konsideruar se “Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë”.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, vazhdon të jetë thelbësor”, duke shtuar se Gjermania “ishte përkrah popullit të Kosovës në momentet më vendimtare, për çka jemi përjetësisht falënderues”.

Në fund, Haradinaj ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për Qeverinë dhe Popullin Gjerman, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe të gjithë gjermanëve që shërbejnë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme