Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se rezultati i balotazhit për kryetar të komunave duhet të pranohet nga të gjitha partitë politike, duke nënvizuar se beson që është gati e pamundshme të ketë pasur keqpërdorime.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se rezultati i mirë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhje përveç se është i ndikuar nga pozita e tij si shef qeverie, ka bazë edhe në punën që kanë bërë strukturat e subjektit politik.
“Aleanca ka marrë rezultat të mirë, edhe më të mirë se që e kemi pritur, për shkak se në raundin e dytë ne kemi garuar vet në disa komuna. Ka qenë zgjedhje e vështirë për mua, mungesa në fushatën e AAK-së. E di që kanë pasur nevojë që të më kenë në fushatë, por me vetëdije i kam marrë përgjegjësitë për vendin. Ndoshta korrektësia ime në punë ka ndikuar edhe në votat që ka marrë partia”.
“Me siguri është ndihmesë në masë të caktuar(fakti që jam kryeministër), sepse fakti që kryetari i partisë është kryetar i qeverisë normalisht që ndikon. Komunat që qeverisen nga Aleanca do të kenë ndihmën e kryeministrit. Sa i përket humbjes në Pejë, është kryesisht pasojë e gabimeve tona organizative”.
“Rezultati mund të mos i pëlqejë dikujt, por nuk ke kah ia mban pa e pranuar. Besoj që është e pamundshme të ketë pasur keqpërdorime, sepse në raundin e dytë ka pasur vetëm dy kandidatë dhe besoj se të gjitha partitë do t’i pranojnë rezultatet, pa asnjë dilemë”.
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve